Lajme

Policia në Pejë kap hajnin që vidhte dru me Golf, i njëjti ishte i dënuar me burg 1 vit e 6 muaj

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 03 March 2021

Policia e Kosovës – Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), me datën 03.03.2021 në orën 00:05,  ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore  në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.

Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një (1) vit e gjashtë (6) muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe  për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Të tjera