Lajme

Policia në Las Vegas: Vrasësi nuk punoi i vetëm, kishte ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 05 October 2017

Policia e Las Vegasit ka thënë se ka dëshmi që vrasësi, Stephen Paddock, e kishte për qëllim që të kryente vrasjen dhe të shpëtonte për vete.

Policia ka zbuluar gjithashtu se vrasësi kishte marrë me qira një apartament tjetër me pamje mbi një shesh ku do të zhvillohej një tjetër festival muzikor që pritej të mbahej javën e ardhshme.

Këto të dhanë u thanë në detajet e fundit të zbuluara nga sherifi, Joseph Lombardo, i cili gjithashtu nxori në pah disa spekulime se njeriu që kreu vrasjen më masive në histori të SHBA-ve nuk ishte vetëm, por ndihmohej.

-Advertisement-

“Mendoni se gjithçka e kreu i vetëm?”, ka pyetur Lombardo, duke theksuar se arsenalin e armëve që kishte vrasësi dhe eksplozivin në veturën e tij, njofton Klan Kosova.

“Duhet të bëjmë supozimin se ai në ndonjë pikë të gjithë këtij operacioni u ndihmua nga ndokush”.

Sherifi ka treguar se 64 vjeçari me siguri se e kishte planifikuar edhe ikjen e tij nga hoteli Mandalay Bay, prej ku edhe e kreu vrasjen – por, nuk tregoi se cilat ishin provat për këtë.

Paddock vrau 58 persona ndërsa lëndoi 489 të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera