Lajme

Policia në Kuvend, pritet arrestimi i deputetëve të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 23 November 2017

Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu nisia ia mësyjnë Kuvendit të Kosovës sot, do të përfundojnë në pranga të Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policor tani ndodhen në hyrje të Kuvendit dhe ata kanë një urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mos marrje pjesë në seancën gjyqësore që po zhvillohet kundër tyre për veprimet në Kuvend.

Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjelljen me dhunë nga Policia e Kosovës, dhe sipas informatave të këtyre stacioneve, të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e vendbanimit.

-Advertisement-

Meqenëse se të njëjtit nuk iu janë përgjigjur këtyre ftesave, trupi gjykues merr aktvendim kundër të akuzuarve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi që të lëshoi urdhëresë për ndalim/arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit, dhe gjithashtu të njëjtëve do tu përcaktohet paraburgimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera