Lajme

Policia në kërkim të vrasësit të Dilaver Bojkut

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 15 August 2017

MPB-ja është në kërkim të vrasësit të Dilaver Bojkut, i cili u vra dje në Strugë. Sipas informatave nga MPB-ja, policia është në kërkim të një personi të gjinisë mashkullore të moshës rreth 30 vjeçare, i hollë, i gjatë rreth 170 cm, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga përshkrimet fillestare që ka marrë policia nga dëshmitarët, sulmuesi ka qenë i veshur me fanellë të zezë, pantallona të zi dhe sandalle. Ka mbajtur kapelë të bardhë dhe syze të zeza.

Siç informuan nga SPB Ohër, në vijim janë masa të gjëra operative për gjetjen dhe identifikimin e vrasësit të mundshëm dhe thanë: ‘Po merren në bisedë më shumë persona në stacionin policor, në Strugë po bëhen anketa dhe merren masa tjera për kapjen sa më të shpejtë të kryerësit të veprës’.

Motivet e vrasjes ende nuk janë vërtetuar nga ana e policisë, por në publik dyshojnë në punët joligjore që ka bërë Dilaver Bojku, i cili njëherë ka qenë i dënuar për kryerje të prostitucion joligjor në Veleshtë. Vrasja ka ndodhur dje para kafenesë në pronë të tij ‘Aqua Blue’ në afërsi të stacionit të vjetër të autobusëve./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera