Lajme

Policia në Gjilan shqipton mbi 1 mijë e 200 gjoba në trafik

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 13 January 2023

Policia ka njoftuar se nga 6 janari deri më 12 janar në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 1 mijë e 207 gjoba për kundërvajtje si dhe ka konfiskuar 24 patente shofer.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 15 aksidente me dëme materiale, 10 aksidente me të lënduar.

“ Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, v• Hetim i dhjetë (10) aksidente të komunikacionit me të lënduar, • Konfiskuar njëzet e katër (24) patentë shoferë”, ka njoftuar Policia, shkruan Betimi për Drejtësi.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, Njësitet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera