Lajme

Policia në Gjilan konfiskon dhjetëra motoçikleta

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 27 September 2023

Policia Rajonale e Gjilanit ka konfiskuar një numër të motoçikletave të cilat kanë qenë me parregullsi në dokumentacion.

Gjithashtu ndaj atyre ngasësve ka shqiptuar edhe gjoba, derisa krejt kjo është bërë në kuadër të planit operacional “Siguria në trafikun rrugor’’.

Tutje Policia Rajonale e Gjilanit apelon tek drejtuesit e motoçikletave që të respektojnë ligjin për rregullat në trafikun rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion, të përdorin pajisjet e nevojshme gjatë drejtimit të motoçikletave dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera