Lajme

Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 26 June 2022

Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur t’i kapë shtatë migrantë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40.

“Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me datë 26.06.2022 rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë (07) persona migrantë ilegal, shtetas të huaj”, njofton policia.

-Advertisement-

Vetura e dyshuar e konfiskuar nga policia që dyshohet se është e migrantëve ilegal.

Policia po ashtu njofton se një person i dyshuar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

“Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera