Policia në aksion kundër bixhozit në Skenderaj
Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 07 April 2021
Policia e Kosovës ka kontrolluar dje një lokal në Skenderaj e ku dyshohej se po organizohej bixhoz i paligjshëm.Sipas policisë, gjatë kontrollit atje janë gjetur dhe sekuestruar pesë televizorë, tri shtëpiza kompjuteri, tri aparate të lojërave, një monitor dhe gjësende tjera që ndërlidhen me këtë rast,
Më tutje policia njoftoi se lidhur me këtë rast ka arrestuar një person, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Lexo edhe: Gjashtë ditë zëvendësministër
Njoftimi i plotë i policisë:
Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Skenderaj, 6 prill 2021
Nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 6 prill 2021, njësitet e stacionit policor në Skenderaj, kanë realizuar kontroll në një lokal në Skenderaj.
Gjatë kontrollit, në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
•5 televizorë
•3 shtëpiza kompjuteri
•3 aparate të lojërave
•1 monitor dhe
•gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.
Të tjera
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...
-
Qeveria mblidhet sot në ora 19:00, pritet të merret vendimi për masa të reja
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbudhet sot në ora 19:00, ku pritet të ...
-
Kajtazi i drejtohet përsëri Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin
Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur s...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje
Është raportuar për një gjuajtje me armë në Prishtinë, ku policia ka dalur me...
-
Arben Vitia kërkon ndihmë nga Bekim Haxhiu i PDK-së për sigurimin e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot deputetin e PDK-së, Bekim...
-
Edi Rama nga aeroporti i qon të fala Thaçit, e quan vëlla e shqiptar të madh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur vëlla që po i mungon, ish p...
-
Masat e reja anti-COVID, Letra e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar komunave të Kosovës
Ministria e Shëndetësisë për më pak se tre orë do të propozojë masat tjera që...
-
Gjykata vendos për “Ciprrën”
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda njofton se i...
-
Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Peran të...
-
Kështu po përgatitet për rihapje Italia
Nga skenaristët tek kamarierët, qindra punonjës të industrisë së argëtimit dh...
-
Ulet avioni i parë me pasagjerë në aeroportin e Kukësit
Aeroplani i parë i Kompanisë “Air Albania”, ka bërë uljen e parë në Aeroporti...