Lajme

Policia në aksion, konfiskon 9 Skuter

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 26 April 2021

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht  njësia rajonale e trafikut rrugor duke u mbështetur në vlerësimet  e fundit që  i ka bërë  situatës së sigurisë  në trafik ka ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me masat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe për uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik.

Me gjithë faktin se policia në vazhdimësi është angazhuar në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe ngjarjeve aksidentale, është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

-Advertisement-

 

Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës,  njësia rajonale e trafikut rrugor ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të  motoçikletave.

Vetëm deri në orën 15:00 janë shqiptuar  129 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, me theks të veçantë;

Ø  Janë konfiskuar – ç ‘kyçur nga komunikacioni  9 Skuter,

Ø  Masë administrative ndaj 6 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,

Ø  Masë administrative ndaj 1 ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse,

Ø  Masë administrative ndaj 3 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera