Lajme

Policia në aksion: Gjobiti mbi 800 persona që nuk i respektuan masat anti COVID

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 25 September 2020

Mbi 800 persona janë dënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Këtyre personave iu është shqiptuar gjoba për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19, derisa edhe 1 mijë e 131 gjoba janë shqiptuar me tiketa trafiku.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes njoftimit të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Sipas Policisë në rrugët e Kosovës, janë shkaktuar 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Për 24 orë janë arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera