Lajme

Policia në Aksion bastiset kjo klinikë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 22 March 2022

Hetuesit tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës, të asistuar nga Policia e Kosovës, dyshohet se janë duke kryer bastisje në klinikën private për transplantimin e flokëve “Vatan Med”.

“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.Sipas të dhënave publike, biznesi është i profilizuar në aktivitetet e mjekësisë e sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë.

Policia me aksion të bastisjes në qendër të Prishtinës

-Advertisement-

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, ka realizuar një bastisje në një ordinancë private në Prishtinë të martën Aksioni, i cili ka filluar mëngjesin e sotëm, është duke vazhduar ende, raporton Paparaci.

Bastisja po realizohet në objektin e një ordinance private të mjekësisë.

Në vendin e ngjarjes janë parë zyrtarë të policisë para objektit të ordinancës, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë informata zyrtare për ngjarjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera