Lajme

Policia në aksion, arrestoi 34 qytetarë që nuk e respektuan ndalimin e qarkullimit

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 03 April 2020

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 34 persona në 24 orët e fundit, të cilët nuk i kanë respektuar urdhërat për të mos lëvizuar gjatë kohës sa është vendosur ora policore.

Sipas raportit të Policisë në qytete të ndryshme të Kosovës janë hasur qytetarë të cilët nuk kanë respektuar këtë urdhër dhe janë arrestuar.

Më së shumti në Prishtinë dhe në Gjakovë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në raportin epolicisë thuhet se në këto dy qytete janë arrestuar nga 11 persona, derisa në Prizren janë arrestuar 4 persona.

Ferizaji dhe Mitrovica e veriut janë qytetet që po e respektojnë më së shumti ndalimin e qarkullimit, ku nuk ka asnjë të arrestuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera