Rozë

Policia ndërpret turneun e Mozzikut

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 08 August 2020

Mozzik ka njoftuar se është ndërprerë iniciativa e tij për promovimin e albumit të ri.

Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme nisi turneun në disa qytete të Kosovës, për të dhuruar albumin e ri për fansat, shkruan lajmi.net.

Ai, takoi fansat në Mitrovicë, Vushtrri, Pejë e Deçan, ndërsa rrugëtimi për qytetet e tjera është anuluar.

-Advertisement-

Përmes një postimi në Instagram, Mozzik njoftoi se është ndërprerë turi i tij, ndërsa akuzon mediet si fajtore për këtë.

Reperi ndër të tjera u ka kërkuar falje fansave që nuk mundi ta dhurojë albumin e ri, por thotë se do të gjejë një mënyrë për këtë.

“Per shkaqe te mediave mashtruese qe nxitin panike, policia dha urdher qe ta nderprejme kete iniciative dhe me falni por me duhet ta anulojme shperndarjen e albumit ne qytetet e radhes duke respektuar vendimin dhe urdherin e policise! Gjithqka ishte ne rregull njerezit ishin me maska dhe pa skandale dhe sherre! Do mundohemi ta gjejme nje menyre tjeter per shperndarjen e albumit! Ju dua te gjitheve dhe ju media faleminderit, ja arritet”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera