Lajme

Policia ndalon një veturë në Leposaviq, kishte gjëra me mbishkrime nacionaliste

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 30 September 2023

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në Leposaviq, ku gjatë kontrollit janë gjetur gjëra me mbishkrime nacionaliste.

Rasti ka ndodhur ditën e premte rreth orës 13:30.

“Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull serb-kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur një bluzë dhe një stemë me mbishkrime nacionaliste”, njofton Policia.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe gjyqtari dhe pas konsultimit ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera