Lajme

Policia ndalon kontrabandimin e një mijë litrave vaj motorik dhe disa mobiljeve

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 25 June 2022

Policia e Kosovës përkatësisht njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje mbrëmjen e së premtes kanë parandaluar kondrabandimin e disa mallrave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës, policia ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Në furgonin e ndaluar Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka sekuestruar:

-Advertisement-

Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra

Divan (mobile ) dysh = 10 copë

Divan (mobile) njëshe = 40 copë

Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe

Pjesë të ndryshme për mobileje.

“Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera