Policia ndalon dy persona, po prisnin dru në brezin kufitar
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 07 October 2021
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme rreth orës 14:30, gjatë vëzhgimit në fshatin Sllatinë, patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Kërpimeh, gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ka vërejtur disa persona meshkuj duke prerë dru në brezin kufitar.
Me të hetuar patrullën policore, sipas policisë, personat janë larguar në drejtim të malit poshtë, mirëpo reagimi i shpejt i patrullës ka bërë që të ndalohen dy persona meshkuj kosovarë, që ishin duke prerë dru me dy moto-sharra.
“Në vend-ngjarje janë hasur të grumbulluara rreth dyzet (40) trupa dru, të gjatësive të ndryshme 10 deri 15 metra dhe diametër nga 20 deri 40 cm, një traktor, një ngarkesë (ram) me afro 7 deri 8 m3 dru dhe një tjetër gjysmë i ngarkuar me dru. Lidhur me rastin, është njoftuar Dogana e Kosovës ndërsa në konsultim me prokurorin, të dyshuarit H.M (1976) dhe M.M. (1992) lirohen në procedurë të rregullt. ndaj tyre është iniciuar rasti ‘kontrabanda me mall’. Në këtë rast janëkonfiskuar dy moto-sharra dhe pesë radio-lidhje dore për komunikim të gjetura në vend ngjarje. Policia kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që merren me veprimtari të kundërligjshme”, është thënë për media nga Policia e Kosovës.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...