Lajme

Policia mohon rastet e raportuara për ‘Balenën Blu’ në Gjilan e Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 16 June 2017

Gjatë ditës së djeshme në media u raportua se dy nxënës në shkollën ‘Abaz Ajeti”, kanë luajtur lojën tashmë të rrefikshme ‘Balena Blu’. Por policia nga rajoni i Gjilanit, mohon që në këtë shkollë të ketë pasurt ndonjë rast të nxënësve që e kanë lujtur këtë lojë.

Qysh në mëngjesin e së premtes, ekipet e policisë kanë shkuar në shkollën ku u raportuan rastet e fëmijëve, mirëpo në atë shkollë, në bazë të drejtoreshës së shkollës deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të fëmijëve që e kanë luajtur lojën ‘Balena Blue”. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi rajonal në policinë e Gjilanit, Ismet Hashani.

“.. ne sot i kemi dërguar ekipet në shkollën ku janë raportuar rastet e tilla. Por në bazë të dhënave në atë shkollë nuk ka pasur ndonjë fëmijë që e ka luajtur këtë lojë”, ka thënë Hashani për Expreess

-Advertisement-

Ai u ka bërë thirrje prindërve që t’i mbikëqyrin fëmijët e tyre dhe të raportojnë nëse tek ta shohin ndonjë ndryshim tek ta. “ U bëjmë thirrje prindërve, arsimtarëve që t’i monitorojnë fëmijët e tyre”, ka  thënë Hoxha.

E ndërkohë as në rajonin e Prizrenit nuk është raportuar ndonjë rast në të cilin fëmijët e kanë luajtur këtë lojë. Kështu ka deklaruar për Express, zëdhënësi i policisë në këtë rajon, Hazir Berisha.  “Nuk është raportuar asnjë rast deri më tani në qytetin tonë”, ka thënë Hazir Berisha, zëdhënës në rajonin e Prizrenit.

Kujtojmë se dje gjatë ditës Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim ku u ka bërë thirrje prindërve që të jenë te kujdesshëm ndaj përdorimit të rrjeteve sociale nga ana e fëmijëve të tyre, për shkak të përhapjes së kësaj loje. “Balena e kaltër” e ka origjinën në Rusi, por edhe pse përshkruhet si “lojë”, në fakt është diçka më shumë.

Adoleshentët që pranojnë të jenë pjesë e sfidës së “Balenës…”, inkurajohen të kryejnë një sërë detyrash, ku secila është e tmerrshme. Detyra e fundit, e 50-ta, është që të kryejnë vetëvrasje nëse dëshirojnë të “fitojnë”.

Autoritet e sigurisë në mbarë botën po u bëjnë thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe që të flasin më shumë për jetët e tyre jashtë shtëpisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera