Lajme

Policia: Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë e 9-vjeçarit të vrarë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 19 July 2019

K.Veseli, 9-vjeçar ditë më parë u gjet i vdekur në Fushë Kosovë.

Më pas u zbulua edhe vrasësi i tij, S.O, i cili veçse e kishte vrarë, paraprakisht e kishte dhunuar seksualisht vogëlushin e ndjerë.

S.O u arrestua nga policia, megjithatë, u tha që viktima bashkë me familjen edhe më parë kishin raportuar në polici të dyshuarin, por që i njëjti kishte vazhduar të qëndroj në liri.

-Advertisement-

E përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës, kanë shprehur ngushëllime familjes duke premtuar që do të bëhet çdo gjë për zbardhjen e rastit dhe për të trajtuar mangësitë e identifikuara për të mbrojtur më mirë qytetarët.

“Vrasësi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Policia e Kosovës dhe Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, po punojnë së bashku në rishikimin e plotë të procedurave, veprimeve dhe rrethanave të kësaj tragjedie të hatashme. Do të punojmë me zell për të trajtuar mangësitë e identifikuara dhe për të zhvilluar protokolle më të mira, të cilat do të mbrojnë më mirë qytetarët, veçanërisht ata që janë më të cenueshëm në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatë, shkruan gazeta inFokus.

Policia shton se veç qytetarëve edhe institucionet janë të tronditur nga kjo tragjedi e hatashme.

“Më 17 korrik, një djalosh i vogël nëntë vjeç u vra në Fushë Kosovë. Vendi ynë, institucionet e drejtësisë dhe qytetarët janë të tronditur nga humbja tragjike e djaloshit të ri. Me zemër dhe shpirt ndajmë dhembjen me familjen dhe miqtë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera