Lajme

Policia me plan operativ për zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 08 June 2017

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, është takuar me përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni morën pjesë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, znj. Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit, Jan Braathu shef i misionit të OSBE-së, përfaqësues të lartë nga KFOR-i, EULEX-i dhe Misionit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, transmeton Infokusi.com

Komunikatën e plotë të policisë së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

Sot me 8.6.2017 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 11 qershor 2017”.

Në takimin e ftuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Shpend Maxhuni morën pjesë znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, znj. Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit, z. Jan Braathu shef i misionit të OSBE-së, përfaqësues të lartë nga KFOR-i, EULEX-i dhe Misionit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Po ashtu pjesë e këtij takimi të rëndësishëm ishin zëvendësdrejtorët e PK-së, drejtorët e departamenteve si dhe të gjithë drejtorët e drejtorive rajonale të Policisë së Kosovës të angazhuar me plan.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Maxhuni i njoftoi të pranishmit lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.

Drejtori Maxhuni ndër të tjera tha se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës.

Maxhuni kërkoi nga eprorët e lartë policorë që të gjitha detyrat dhe plani policor për ditën e zgjedhjeve të realizohet me profesionalizim dhe me përkushtim të lartë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës,Njëkohësisht nga të pranishmit u diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Gjithashtu në këtë takim nga të gjithë të pranishmit u diskutua për angazhim të plotë në gjithë territorin e vendit duke përfshirë edhe veriun, me qëllim të ofrimit të sigurisë për t’iu mundësuar të gjithë qytetarëve të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës pa ndikime dhe pa pengesa.

Të pranishmit u siguruan se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të pa anshme karshi qytetarëve dhe vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera