Lajme

Policia me fushatë kundër dhunës në familje

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 22 October 2018

Policia e Kosovës të martën do të bëjë hapjen e fushatës “Dhuna nuk arsyetohet”, shkruan Gazeta Infokus.

Hapja e fushatës do të bëj në orën 10:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ndërsa ka për qëllim parandalimin, vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin për dhunën në familje.

Sipas komunikatës së PK-së, fushata është organizuar nga Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë

-Advertisement-

Fushata do të realizohet në qiell të hapur në tetë (8) rajonet e Policisë si ( Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veriu )./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy