Lajme

Policia me aksion, sekuestron makineri të rënda – dëmtonin lumin e Drinit të Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 20 July 2022

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda me datën 18.07.2022, kishte pranuar informatë se në fshatin Krushë e Madhe/Rahovec në një lokacion afër lumit të Drinit të Bardhë nga një kompani është duke u nxjerr zhavorr në mënyrë ilegale.

Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dal në vendin e ngjarës me ç ‘rast kane arrit që ti ndalojnë se punuari makinerinë e rëndë, ekskavator dhe kamion të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë.

Në koordinim me prokurorinë themelore në Gjakovë iniciohet rasti në procedurë të rregullt ”Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”, ndërsa mjetet e rënda sekuestrohen deri në një vendim tjetër. Policia e Kosovës përveç angazhimeve të saj në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive tjera përfshirë edhe hetimin dhe luftimin e krimeve mjedisore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera