Lajme

Policia me aksion në Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 March 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zubin Potok është sekuestruar mall i kontrabanduar.

Bëhet fjalë për produkte të mishit, alkool, produkte higjienike e medikamente medicinale.

“Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar, kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie. Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti në hetime”, njofton policia.

-Advertisement-

Fotografia e ballinës është ilustrim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera