Lajme

Policia me aksion në Ferizaj për parandalimin e aksidenteve

Autori: Ermirë Berisha 12:03 | 21 February 2022

Policia e Kosovës, po zhvillon aksionet e tyre për parandalimin e aksidenteve në qytetin e Ferizajit.

Drejtoria rajonale e policisë në  Ferizaj, për  të realizuar aksionin e tyre ka kërkuar bashkëpunim edhe nga qytetarët, me qëllim që ti evitojnë sa më lehtë aksidentet në trafik.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Ky aksion, po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe policët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale të rajonin të Ferizajt. Përveç policëve me uniformë janë të angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale nga data 14-20 shkurt-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

-Advertisement-

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 295 gjoba

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,  18 gjoba

– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore. 7 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba

– Kalimi i afatatit të regjistrimit , 23 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 15 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 145 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 46 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 431 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 23

– Gjithsej , 996 gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”. Thuhet në njoftimin  e Policisë.

 

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe aksione tjera, për parandalimin e aksidenteve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera