Lajme

Policia më aksion: Konfiskon arsenal armësh

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 21 October 2021

Policia e Kosovë gjatë ditës së mërkurë ka ndërmarrë një aksion në disa komuna të Kosovës.

Në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se në komunën e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Skenderajt e Hanit të Elezit ka konfiskuar lloje të ndryshme të armëve pa leje, shkruan Gazeta Infokus.

Në Prishtinë Policia ka konfiskuar një thikë një të miturit.

-Advertisement-

“Njësiti policor në planin operativ ,, Siguria ne Shkolla ‘’ ka ndaluar një mashkull kosovar të moshës së mitur dhe tek i njëjti ka gjete dhe konfiskuar një thikë. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërsa në një rast tjetër policia në Prishtine ka arrestuar një burrë që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma-pistoletë me një karikatorë me katër fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu edhe në Pejë janë arrestuar dy persona pasi që kanë mbajtur armë pa leje.

“Fsh.Krushec, Pejë, 16.07.2021-.Lidhur me rastin me datë 20.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje Fsh. Vitomiricë ,Pejë, 18.10.2021-02:00. I dyshuari mashkull kosovar është paraqitur ne stacion policor dhe ka pranuar se ka shtënë me armë .Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar gjashtë gëzhoja të armës dhe nga i dyshuari ka konfiskuar armen me gas me një karikatorë të zbrazët. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Kurse në fshatin Rogovë të Gjakovës, policia ka arrestuar një burrë, të cilit iu është gjendur në shtëpi një zollë, një gulinov, dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Skenderaj, Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sprej dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Han të Elezit, Policia gjatë ditës së mërkure ka arrestuar një maqedonas pasi që gjatë kontrollit në vijën e dytë, të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një revole e cal 7.65 dhe një karikatorë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera