Lajme

Policia mbyll bastoren që po funksiononte pa leje pune në Istog

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 24 June 2019

Është arrestuar një i dyshuar në Istog pasi nga njësitë e Policisë, lokali i tij bastore sportive është gjetur i hapur ku në të ka qenë një person duke punuar.

I dyshuari veprimtarinë në atë lokal ka qenë duke e kryer pa licencë dhe pa leje pune.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro.

-Advertisement-

Lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera