Lajme

Policia mban ligjërata për parandalimin e lojës së rrezikshme sfiduese në Tik-Tok

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 10 February 2023

Policia e Kosovës ka filluar të mbajë ligjërata në institucionet edukativo-arsimore për parandalimin e pasojave nga loja e rrezikshme sfiduese “Sfida, thyerja e kafkës”, e cila po qarkullon që një kohë në rrjetin social Tik-Tok.

Me miratimin e Drejtorive Komunale të komunave të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt, ligjëratat po mbahen në shkollat e mesme të ulëta në këto tre komuna, njofton Policia e Kosovës.

Këto ligjërata kanë për synim vetëdijesimin të nxënësve rreth pasojave të këtyre lojërave të rrezikshme në rrjetet sociale dhe efektet negative që shkaktojnë te nxënësit.

-Advertisement-

Sipas policisë, përmes ligjëratave të tilla synohet që nxënësit të marrin njohuri, udhëzime dhe këshilla rreth masave të sigurisë në rrjetet sociale, në përdorimin e sigurt të internetit dhe krijimin e një ambientit të sigurt në të gjitha shkollat e rajonit të Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera