Lajme

Policia Kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 17 April 2022

Policia Kufitare në Zhegër ka bërë të ditur se pas një kontrolle gjatë mbrëmjes kanë arritur të identifikojnë dy automjete, ku gjatë kontrollit janë gjetur mallra të ndryshme, teksa është arrestuar një person.

“Si rezultat i kësaj, me datë 16.04.2022, në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri, automjet i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendor”, thuhet në komunikatë.

“Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri. Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj )”, thuhet tutje.

-Advertisement-

“Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale”.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është derguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera