Lajme

Policia kontrollon mbi 300 nxënës në shkollën “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 12 November 2021

Mbi 300 nxënës janë kontrolluar gjatë ditës së sotme në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme.

“Në kuadër të intensifikimit të masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, si dhe vlerësimeve të bëra nga këshilli i prindërve dhe autoriteteve të shkollës, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë gjatë ditës së sotme kanë realizuar një urdhër kontroll të nxënësve.

-Advertisement-

Në saje të vlerësimeve dhe rrethanave aktuale, urdhër kontrolli është realizuar në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç’ raste janë kontrolluar mbi 300 (treqind) nxënës e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit të nxënësve dhe hapësirave të shkollës nuk është gjetur asnjë gjë e kundërligjshme. Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, thuhet në komunikatë,.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera