Lajme

Policia kontrollon 19 lokacione në Mitrovicë, në Vushtrri dhe në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 26 November 2021

Policia e Kosovës ka kontrolluar 19 lokacione, ku prej tyre gjashtë kontrolle janë kryer në Mitrovicë, tetë në Vushtrri dhe pesë në Skenderaj.

Gjate kontrolleve në lokacionet e ndryshme në Mitrovicë, pesë persona janë kontrolluar ku gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale nga policia: një pushke automatike, një pushke gjysmë automatike, dy fishek të calibrit 12GA, 3 karikator, pajisje për pastrim të armëve si dhe sasi të ndryshme të substancave narkotike.

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Vushtrri, tetë persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale sasi të ndryshme të substancave narkotike, dy mullinj për bluarje të substancës narkotike, letër për mbështjellës të substancave narkotike, dhe një karikator i zbrazet.

-Advertisement-

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Skenderaj, pesë persona janë kontrolluar dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale: një pushke ajrore, një sasi e municionit, një shufër metalike me mbishkrimin “Police” dhe një përzierje e duhanit me substanca të dyshuara narkotike.

Personat e dyshuar, tek te cilët janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e kundërligjshme, me urdhër te prokurorit janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”; “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera