Policia konfiskon rreth 1 milion euro të falsifikuara në aeroportin e Shkupit
Autori: Gazeta inFokus
14:43 | 10 October 2021
Të shtunën në aerportin e Shkupit janë konfiskuar rreth 1 milion euro të falsifikuara.
Policia i ka arrestuar dy shtetas të Kamerunit.
Siç raporton Alsat-M, paratë janë zbuluar në bagazhet e të dyshuarve. Lidhur me aksion policor të zhvilluar detaje ka dhënë Suzana Pranjiq.
“Te T.P.F. janë gjetur 2.591 copa letre të prera në të cilat nga të dy anët është shtypur pjesë e dizajnit të bankënotave prej 50 EU, 2.363 copa letre me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotave prej 100 euro, 463 copa me pjesë të dizajnit të bankënotave prej 200 euro, 213 me dizajn të bankënotave 500 euro, 2 copa letre të prera në të cilat njëra anë është shtypur me më shumë ngjyra, pjesë të dizajnit të bankënotave prej 50 euro, 78 copa letre të prera pa asnjë lloj shenje, si dhe dy shishe me lëndë të UV-llambës”.
“Tek i dyshuari i dytë janë gjetur 2.072 copa letre të prera me prapavijë të zezë në të cilat tek të dy anët janë shtypur pjesë të dizajnit të bankënotës prej 50 eurove, 1.321 copa të tilla me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotës prej 100 euro, 247 copa me të bankënotës 200 euro, 104 me dizajnë të bankënotës 500 euro, një letërnjoftim francez si dhe një dokument udhëtimi të Kamerunit”.
Mjetet e sekuestruara i janë dorëzuar Bankës Popullore dhe Sektorit për hetime teknike-kriminalistike, të cilët kanë konstatuar se ekzemplarët janë imitime të bankënotave euro me vlerë 50-100-200 dhe 500 euro të punuara me pajisje profesionale, shkruan Alsat-M.
Pas dyshimeve se këto bankënota të falsifikuara është dashur të lëshohen në treg në vendin tonë, Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi penale për dy shtetasit e Kamerunit.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...




































