Lajme

Policia konfiskon mbi 14 kilogramë marihuanë, të dyshuarit nxjerrin armët e më pas arratisen përmes rrugës malore

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 10 July 2021

Policia ka arritur të konfiskojë mbi 14 kilogramë marihuanë në dy vetura të cilat ishin në lëvizje nga Prishtina në drejtim të Gjilanit përgjatë mëngjesit të së shtunës. Si pasojë e aksionit, një polic ka mbetur i lënduar në gju.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë policia nëpërmjet një komunikate, derisa ka njoftuar se të dyshuarit kanë drejtuar armën në drejtim të policisë, por pa shkaktuar lëndime në zyrtarë policorë shkruan Gazeta Express.

“Personat e dyshuar me të vërejtur zyrtaret policorë kanë filluar ikjen neper një rrugë malore dhe më pas dyshohet se janë ndalur për të hedhur gjera të dyshuara nga automjetet, e që dyshohej se ishte substancë narkotike. Njësia policore ka arritur shpejt në atë lokacion dhe personat e dyshuar bashkë me veturat kanë filluar ikjen nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një rrugë malore në një zonë të pabanuar . Me këtë rast për të ju shmangur arrestimit i dyshuari (E. R,) nga brezi kishte nxjerre një armë revole ngjyrë të zezë dhe e kishte drejtuar drejt zyrtareve policorë, mirëpo falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të cilët nuk janë zmbrapsur, por iu kanë dhënë komanda verbale për ndalim të dyshuarve dhe me qëllim të shmangies së rrezikut për jetën e kolegut dhe vetes së tij, në vetëmbrojtje ka përdorur armen zyrtare në drejtim të dyshuarit mirëpo pa pasoja në njerëz, vetëm me një dëm minimal në njërën nga dritat e automjetit te dyshuar. Pas kësaj njeri nga zyrtaret policor ka pësuar një lëndim të lehtë në gjunjë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, policia ka bërë të ditur se ka bërë kontrollimin e të dyshuarve, derisa kanë konfiskuar disa vetura dhe dokumente të tyre.

” Me urdhër të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve në fshatin Dobërdol dhe Dobratin ku janë konfiskuar dëshmi shtesë si: -dokumente të ndryshme, -vetura Golf, -vetura BMW me targa Sllovake dhe – vetura gjip Mitsubishi. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i krimeve të renda Prishtinë dhe ka udhëzuar që të hapen rastet “Vrasje e rende ne tentative nga neni 173 lidhur me nenin 28”, “Blerja , posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge neni 267” dhe “Mbajtja nen kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armeve neni-366”, të cilat procedohen në prokurorinë e krimeve të rënda në Prishtinë, po ashtu sipas procedurave është njoftuar edhe Inspektorati Policor”, thuhet tutje në njoftim.

“Njësitë policore në asistencë të njësive mbështetëse si dhe njësisë me qenë K-9 janë në kërkim të personave të dyshuar, ku po punohet intensivisht deri në lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve të cilët janë të njohur për policinë, si të dyshuar të përfshirë edhe në dy raste të mëhershme ku janë arrestuar edhe (6) persona të tjerë të dyshuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera