Lajme

Policia konfiskoi 14 automjete të paregjistruara nga rrugët e veriut

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 02 October 2018

Që nga java e kaluar 14 automjete të pa regjistruara dhe në gjendje jot ë mirë teknike janë konfiskuar nga Policia e Kosovës në komunat veriore të Kosovës. Qytetarëve u është dhënë 4 ditë kohë për t’u përshtatur me rregullat e reja dhe për të zëvendësuar automjetet e paregjistruara, shkruan Gazeta inFokus.

Urdhri për heqjen e automjeteve teknikisht të dëmtuara është pjesë e planit operativ të sigurisë së trafikut që Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën Veriore gjatë vitit 2018 dhe nga kjo drejtori thonë se janë të kënaqur me rezultatet që në zonën e tyre të përgjegjësisë nuk ka pasur aksidente trafiku me vdekje.

Sic raporton Kossev, nga 24 shtatori, kur hyri në fuqi urdhri për heqjen e automjeteve teknikisht të dëmtuara, deri më sot nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën veriore thuhet se 14 automjete teknikisht të dëmtuara janë përjashtuar nga trafiku dhe janë konfiskuar. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera