Lajme

Policia konfirmon vdekjen e personit që u hodh nga ndërtesa në Dardani /Foto +18

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 16 May 2017

I plotësuar)-Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline se një person rreth moshës 60 vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.

“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatën se një person ka ra prej një ndërtese. Në vendin e ngjarjes janë, Njësitet Policore ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Personi në fjalë është i moshës rreth 60 vjeçare”, ka thënë Ahmeti.

………………………………………………….

-Advertisement-

Vdes një person në Prishtinë, kërceu nga ndërtesa (Foto)

Një person ka kërcyer nga kati i lartë i një ndërtese në Kurriz të Dardanisë.

Viktima ka ndërruar jetë menjëherë, derisa nuk dihen shkaqet pse ka bërë një gjë të tillë.

Indeksonline u sjell detaje te reja pas pak. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera