Policia kërkon shtimin e radhëve
Autori: Gazeta inFokus
14:10 | 28 Shtator 2021
Policia e Kosovës ka hapur konkurs për punësime të reja në këtë institucion.
Madje nga drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj që nga ora 10:00 kanë nisur fushatën sensibilizuese për aplikim, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media lëshuar nga Policia në Ferizajt.
Policia, në prani të mediave lokale ka shpërndarë disa fletushka sensibilizuese për procedurat e aplikimit për punësim në Policinë e Kosovës.
Aty janë dhënë informata të nevojshme për procesin e aplikimit i cili do të nisë së shpejti.
Më poshtë gjeni kushtet për aplikim si dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar./Gazeta Infokus/
KUSHTET MINIMALE PËR APLIKIM:
• Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
• Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
• Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
• Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
• Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
• Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
• Të ketë integritet personal dhe vlera te larta etike ;
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM:
• Formulari i aplikimit ;
• Kopja e diplomës ;
• Dëshmi për kualifikime të tjera ;
• Certifikata e lindjes ;
• Vërtetimi që nuk është nën hetime ;
• Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës ;
• Një fotografi të formatit 5×5 dhe udhëzime tjera mbi testimin .Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim që gjeneratat e reja të dy gjinive , të të gjitha komuniteteve të aplikojnë për punësim në polici dhe ti shërbejnë qytetarëve të tyre.
Ky aktivitet u mbajt në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit ‘’, në qendrën ‘’Village & Shoping ‘’ dhe në fshatin Dubravë , tek komuniteti ashkanlinjë në Ferizaj.Kësisoj, për disa ditë , do të shpërndahen fletushka edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt.


T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...































