Lajme

Policia kërkon që shoferët t’i kenë pajisjet dimërore nga 15 nëntori

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 13 November 2021

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre.

Në njoftimin e bërë për media, Policia thotë se sezoni dimëror po afrohet prandaj nga data 15 nëntor deri 15 mars kërkohet që automjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera