Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për vrasje

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 17 January 2020

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: HAKI ( Fetah) GJOCAJ i lindur me 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: një rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”

-Advertisement-

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera