Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 25 November 2022

Policia e Kosovës, më saktësisht ajo e Prizrenit po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të gjetur një vajzë e cila është zhdukur që nga 14 nëntori.

“Personi i raportuar i zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje “

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Kërkohet personi i zhdukur

Prizren, 25 Nëntor 2022

Me datë 14 Nëntor 2022 rreth orës 12:00 ne Stacionin Policor Prizren – Veri . nga familjaret e saje është raportuar për “ Person i Zhdukur”.

Personi i raportuar i zhdukur Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiu ,dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saje e banimit ne Lagjen Arbane dhe deri ne këto momente nuk ka asnjë informate lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saje .Që nga momenti I raportimit të rastit , nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime te duhura ne funksion te gjetjes se saje .

Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës se rastit te zbulohet sa me pare ,nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografisë se viktimës se rastit Dorentina GashiAndaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera