Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e disa personave, ua publikon fotot

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 21 February 2024

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e disa personave që po kërkohen për përfshirje në një rast “Lëndim trupor”, që ka ndodhur me 23 shtator të vitit 2023, raporton Express.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar disa foto ku shihen personat që janë në kërkim, derisa ka kërkuar nga të gjithë ata që mund të kenë informacione për ta, ta kontaktojnë policinë në numrin e telefonit 192.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 23.09.2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera