Lajme

Policia kërkon ndihmë për të kapur këtë serb të lindur në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 03 January 2020

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale në Pejë, ka publikuar fotografinë e të dhënat e një personi i cili është në kërkim.

Me këtë kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të kapur atë, shkruan gazetai nFokus.

Kështu, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, Policia thotë që është në kërkim të të Zvonko (Vuqeta) Jeremiq, i lindur me 23.10.1957 në fshatin Gorazhdec të Pejës.

-Advertisement-

Ky është i dënuar e i kërkuar për veprën penale “Kultimvim i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë formë, Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foto të lajmërojnë stacionin më të afërt policor./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera