Lajme

Policia kërkon ndihmë për ta kapur këtë person

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 15 February 2022

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për gjetjen e një personi të shpallur në kërkim për veprën penale lëndimi lehtë trupor.

Nga Policia e Kosovës kanë publikuar edhe një fotografi të dyshuarit teksa nuk kanë dhënë detaje për identitetin e tij.

Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 15 shkurt 2022
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë Themelore në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit të personit, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët;
Personi i kërkuar është: NN
I dyshuari kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren:
• Lëndim i lehtë trupor
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 (pa pagesë)
Drejtoria Rajonale – Prizren
Stacioni Policor – Prizren
– E-mail adresa: [email protected]

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera