Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Përparim Osmanaj

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 25 September 2020

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Përparim Osmanaj.

Policia bën të ditur se i dënuari është i kërkuar për veprёn penale “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: PËRPARIM (Ali) OSMANAJ i lindur me 24.02.1973 në Durrës- Shqipëri.

-Advertisement-

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera