Lajme

Policia kërkon këtë person nga Istogu, kërkon ndihmë të qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 14 August 2020

Policia e Kosovës ka publikuar një njoftim përmes të cilit kërkon ndihmën e qytetarëve.

Kjo për të kapur një person me emrin Cenë Isenaj nga Istogu, shkruan gazeta Infokus.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

-Advertisement-

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • CENË (Avdyl) ISENAJ i lindur me 23.01.1963 në fshatin Lubovё- Istog.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

  • “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje Policia e Kosovës fton qytetarët që kushdo që ka informata për të të kontaktoj stacionin më të afërt policor, shkruan gazeta Infokus.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në këtë njoftim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera