Lajme

Policia kërkon edhe deputeten Donika Kadaj- Bujupin

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 22 November 2017

Policia e Kosovës po kërkon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj- Bujupi , ndaj së cilës Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër që të sillet me detyrim në seancën për rastin e hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës.

KALLXO merr vesh se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta gjejë në shtëpinë e saj deputeten Kada- Bujupi, e as deputetin Albin Kurti.

Siç raportojnë gazetarët e KALLXO, në seancë prezent është vetëm deputeti Faton Topalli.

-Advertisement-

Katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që sot të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera