Policia kapë gjysmë kilogrami kok*ainë dhe mari*huanë në Fushë Kosovë, një i arrestuar dhe një tjetër në kërkim
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 14 September 2026
Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi gjysmë kilogrami substanca të dyshuara narkotike gjatë një operacioni të zhvilluar në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të një personi dhe bastisjes së një vendbanimi janë gjetur 293.8 gramë kokainë dhe 241.6 gramë marihuanë.
Përveç drogës, Policia ka sekuestruar edhe tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë.
Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa i dyshuari tjetër është shpallur në kërkim.
Operacioni është zhvilluar të dielën, rreth orës 19:00, në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë.
Po në Fushë Kosovë, Policia ka intervenuar edhe në një rast tjetër të posedimit të narkotikëve. Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën 7.43 gramë marihuanë.
Pas intervistimit, ai është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
-
Lushaku Sadriu kritikon pushtetin: Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu ka kritik...
-
Sot seancë plenare, në rend dite interpelanca ndaj ministrit Arben Vitia dhe mocion për energjinë
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pik...
-
Komisioni për Legjislacion shqyrton sot vendimin e presidentes për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mb...
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje ...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, Gjykata vendos që të jetë e mbyllur për publikun
Gjykata Themelore në Pejë do të mbajë sot, më 12 nëntor, shqyrtimin fillestar...
-
Sot vranët dhe intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe...
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...




































