Lajme

Policia kap trafikantin migrantëve

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 18 January 2019

Mëngjesin e së enjtes në Prishtinë një person është shoqëruar në polici për kontrabandim me migrantë.

I dyshuari mashkull me kombësi shqiptare u shoqërua në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme.

-Advertisement-

Gjatë kontrollës, sipas raportit të Policisë së Kosovës janë konfiskuar tre kompjuter, një laptop, tri busa, pesë telefona celularë dhe dokumente të ndryshme. /Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera