Lajme

Policia kap prishtinasin gangster me revole e brisk

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 19 November 2020

Sot në ora 15:30 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Dardani, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Stacionit policor Jugu, ka ndaluar një veturë e në të cilin një personi i janë gjetur një armë e llojit “Zoraki” me gjashtë fishekë e një brisk.

Tutje i njëjtë gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarin policor. Ndërsa ndaj të njëjtit është hapur rasti me dy vepra penale “Mbajtja e paautorizuar e armes” dhe “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

I dyshuari është liruar me vendimi të prokurorit kujdestar. Ndërsa rasti mbetet nen hetime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera