Lajme

Policia kap në Vushtrri serbin që futi mall të kontrabanduar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 28 July 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një kamion në Vushtrri pas informatave që shoferi serb që jeton në Kosovë kishte futur mall të kontabanduar.

Policia përmes një komunikate ka njoftuar se vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë, është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

Gjithashtu, pas realizmit të kontrollit në kamion është bërë e ditur se kishte të ngarkuar pjeshkë 4200 kg, nektarinë 3500 kg, dardhë 1650 kg, kumbull 1450 kg dhe kajsi 800 kg.

-Advertisement-

“Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia. Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë: pjeshkë 4200 kg, nektarinë 3500 kg, dardhë 1650 kg, kumbull 1450 kg dhe kajsi 800 kg”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë./Gazeta Infokus/

PAMJET

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera