Policia kap në flagrancë 4 persona në një pompë derivatesh në Fushë Kosovë për shit-blerje të kokainës
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 02 January 2022
Antidroga në Prishtinë pas një hetimi një mujor dje rreth orës 15:10, ka zhvilluar një operacion policor me ç ‘rast në parkingun e një pompe të derivateve në Fushë Kosovë, në brendësi të veturës BMW ngjyrë e zezë, me targa vendore ka arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar (A.B; A.M; F.A; dhe D.J), të cilët janë hasur duke shkëmbyer substanca narkotike me para.
Siç njofton policia, gjatë arrestimit tek i dyshuari (A.M) janë gjetur një sasi e narkotikeve e llojit Kokainë me peshë prej 11.1 gramë të cilën e kishte blerë nga i dyshuari tjetër (A.B), dhe tek i cili janë gjetur gjashtë qind e pesë dhjetë (650) Euro para të gatshme të cilat i kishte nga të dyshuarit që gjendeshin në automjet dhe tek këmbët i është gjetur një sasi e Kokainës me peshe prej 6.1 gramësh.
“Pas arrestimit të personave të dyshuar në konsultim me autoritetet e drejtësisë është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit të lartcekur (A.B) e cila gjendej ne Fushë Kosovë ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: gjashtë (6) paketime të madhësive të ndryshme të mbushura me kokainë me peshë të përgjithshme prej (83.7 gram), 4150 Euro para të gatshme (që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e narkotikeve), një (1) peshore digjitale, gërshërë dhe pajisje të cilat i ka përdorur për paketimin e narkotikeve”, njofton policia.
Gjatë operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMW ngjyre e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër telefona celularë.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme”, njofton policia.


T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...































