Lajme

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba për 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 14 April 2021

Gjatë 24 orëve që i kemi lënë pas Policia e Kosovës ka shqiptuar 2049 gjoba në tërë territorin e Kosovës, prej tyre 1181 për kundërvajtje në trafikun rrugor, kurse 868 për mos respektim të masave antiCovid, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu policia ka raportuar se gjatë këtij intervali kohor janë shkaktuar 10 aksidente trafiku me të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Kurse janë arrestuar 15 persona, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera