Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së 48 vjeçarit në Prizren

Autori: Gazeta inFokus
09:40 | 04 September 2023
Një ngjare e rëndë ka tronditur Prizrenin të dielën pasdite ku 48 vjeçari B.M u vra me armë zjarri.
Dyshohet se i dyshuari ka shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.
Sipas raportit thuhet se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte quar deri tek rasti tragjik.
“Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori kujdestar dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme në kërkim të vendndodhjes së dyshuarit i cili është në kërkim policor. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, ka njoftuar policia.
Ndërkaq mbrëmë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi deklaroi se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana në Prizren.
“Ngjarja ka ndodhur te shkolla që ndodhet në lagjen Arbana. Rreth orës 18:46 është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip të emergjencës mjeksore. Rreth orës 19:00 është konstatuar vdekja e viktimës. Viktima është një mashkull (me inicialet B.M.) rreth moshës 48 vjeçare. Dyshohet se i dyshuari ka shtënë me pushkë automatike nga automjeti në lëvizje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, kishte deklaruar Bytyqi.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fry...
-
Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë shkaku i luftë*rave në Ukrainë dhe Gaza
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se SHBA-të dhe Evropa rre...
-
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa...
-
Të paktën 117 të vde*kur nga përmbytjet në Nigeri
Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha ...
-
Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroa...
-
Gjendet e vde*kur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobr...
-
Talentët e rinjë nga Mleqani, do iu lëjnë pa fjalë se si këndojnë këngën “Jakup Ferri”
Dy djem të rinj, Ajan dhe Flori Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malish...
-
Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?
Nesër do të bëhet përpjekja e 24’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara...
-
Musliu kritikon iniciativën për zbritje shëndetësore për Policinë: Nuk guxojnë të trajtohen me lëmoshë, por me dinjitet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Lushaku-Sadriu thotë se LVV-ja e ka bërë shtetin për vëllazëri e jo për qytetarë
Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimi...
-
Rasti i vëllait të Luan Dalipit, Cakolli: Energjia po ndriçon për pushtetarët, neve na mbetet vetëm drita e telefonit
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vë...
-
Abdixhiku pasi Luan Dalipi e pranoi që vëllai i tij i është futur tregtisë me rrymë: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, ta provojnë fatin aty
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompa...